Tag Inter

Lukaku siguron fitoren e Interit

Me shumë vështirësi Interi fiton 1-2 në Sardenjë ndaj Cagliarit dhe ngjitet në krye të Serie A me pikë të plota 6 sëbashku me Juventusin dhe Torinon. Edhe pse nuk bindi me lojë skuadra e Antonio Contes u tregua pragmatiste dhe shfrytëzoi rastet që ju krijuan. Një fitore e arritur edhe për meritë të Stefano Sensit që ishte i vetmi lojtar që bindi në radhët e zikaltërve.