Tag Brazil

Brazil, për presidentin e ri vendos balotazhi më 28 tetor

Kandidati i së djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil. Ai do të përballet me kandidatin e krahut të majtë, nga Partia e Punëtorëve, Fernando Haddad, në balotazhin e 28 tetorit, pasi ka dështuar të fitojë 50 për qind të votave të nevojshme për të triumfuar.