Bombat me zjarr të protestës, kimistët ushtarakë: Të afta të vrasin njerëz
Në tubimin e 11 majit, protestuesit hodhën bomba molotov ndaj dy institucioneve, Kryeministrisë dhe Kuvendit. Ylli Bërdufi është me profesion kimist ushtarak. Ai tregon se bombat molotov janë përdorur gjatë luftës civile në Spanjë në vitet 1930, fillimisht për qëllime luftarake kundër mjeteve të blinduara dhe objekteve të fortifikuara.