Sveçla: Njëri prej sulmuesve të vrarë, rojë e Vullinit në 2013-ën

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë të mërkurën se njëri prej sulmuesve të vrarë në Banjskë më 24 shtator është Bojan Mijailloviç rojë e shefit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë [BIA], Aleksandar Vullin, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë, ë 2013-ën.

Më 24 shtator, afër manastirit të Banjskës në Zveçan ka ndodhur një përleshje e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.

https://8511ebbfe59b9e6d8fb7abfe8402ab63.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Për pasojë janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues.

“Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiqit në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02RZmDS6FoSfnRdgTgfwUjgjdwAwCBtGTjpmct7kYFVr4e2ZGHvtLqKSRLjWEA7mzLl%26id%3D100063788556625&show_text=true&width=500

Një ditë më parë Sveçla tha se nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radoiçiç ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre.

Ai ka publikuar pamje me dron, dhe aty pretendohet se shihet Radoiçiq i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar, dhe të veshur me uniforma.

Në Serbi, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç ka thënë se shihet qartë që video-incizimi nuk është i ditës së sulmeve në veri të Kosovës.

“Nuk e kam atë informacion nëse ai [Radoiçiq] është në video-material apo jo, nuk e di”, ka thënë ai për Radiotelevizionin e Serbisë.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje që fajtorët të dalin para drejtësisë.