Supersfida Liverpool-United , Klopp: “Vdes” për këtë ndeshje

E Diela rikthen klasiken e futbollit anglez, Liverpool pret Manchester United në “Anfield”.

“The Reds” po luftojnë për kualifikimin në Champions League dhe fitorja është alternativa e vetme ndaj skuadrës së Ten Hag.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp vlerëson “Djajtë e Kuq” dhe thekson se po e pret me padurim këtë përballje spektakolare.
”E vlerësoj shumë këtë ndeshje. Dueli ndaj United është ai që më pëlqen më shumë se të gjithë. Zbavitem shumë. Në jetë ka shumë gjëra më të rëndësishme se sa futbolli. Por, kur luhen ndeshje si Liverpool-United të gjithë japim diçka më shumë.

Kjo më pëlqen shumë. Kështu ndodh kur futbolli është gjëja më e rëndësishme për 95 apo 98 minuta. E gjithë bota do ta shikojë ndeshjen. Edhe unë do të bëja të njëjtën gjë po të mos isha këtu. Ndeshje e madhe, mezi po e pres”, u shpreh gjermani.