Sulmi me thikë ndaj Gjokës, Shoqata e Trajnerëve vërteton të qenurit fantazmë

Me publikimin për herë të parë të faktit se shoqatat me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore në FSHF ishin të paregjistruara, pati reagime duke dalë kundër termit “fantazmë” nga anëtarë të këtyre shoqatave. Ndër to, edhe shoqata e Trajnerëve, por që dje dhe sot e tregoi edhe “de fakto” se epitetin e mësipërm e ka të merituar.

Mos veprimi dhe qëndrimi në heshtje i kësaj shoqate, pas ngjarjes në Shkodër ku u tentua të goditej me thikë trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, tregon edhe një herë se ekzistenca e saj dhe “simotrave” të saj është thjesht një domosdoshmëri për të dalë në skenë në kohë zgjedhjesh. Me pak fjalë, një vegël për vota.

Një turp i madh për këtë shoqatë, e cila sot më shumë se kurrë duhet të tregonte se ekziston, por tregoi sërish se nuk ka lidhje me trajnerët, punën dhe sakrificat me të cilat ata përballen në përditshmërinë e tyre. Asnjë reagim, asnjë deklaratë për të mbështetur moralisht kolegun, trajnerin Ernest Gjoka që u sulmua në vendin e punës.