Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës vazhduan edhe në ditën e 39-të

Sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës nën bllokadë që nga 7 tetori kanë vazhduar duke u intensifikuar edhe në ditën e 39-të, transmeton Anadolu. Siç raporton Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, ushtria izraelite kreu sulme intensive ajrore gjatë natës në Rripin e Gazës. Bëhet e ditur se 10 persona, kryesisht…

Sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës nën bllokadë që nga 7 tetori kanë vazhduar duke u intensifikuar edhe në ditën e 39-të, transmeton Anadolu.

Siç raporton Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, ushtria izraelite kreu sulme intensive ajrore gjatë natës në Rripin e Gazës.

Bëhet e ditur se 10 persona, kryesisht fëmijë u vranë në sulmin që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj shtëpive të familjeve Al-Aga dhe Abu Jamize në lindje të Khan Younis. Në sulm ka edhe të plagosur.

Në një deklaratë nga llogaria Telegram e kanalit “Al-Aqsa”, 6 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve nga avionët luftarakë izraelitë ndaj shtëpisë së familjes As-Savarike pranë shkollës Al-Fakhoura në kampin e refugjatëve Jabalia.

Në bombardimin në kampin e refugjatëve Jabalia janë vrarë edhe volejbollistët e kombëtares së Palestinës, Hasan Zaiter dhe Ibrahim Kasie.

Theksohet se në sulmet që kanë vazhduar gjatë natës në Jabalia u shembën plotësisht 12 shtëpi dhe janë vrarë dhjetëra njerëz.