Stambolli hap qendrën e parë teknologjike të Microsoft

Mustafa Varank, tha se fabrika e re pritet që të rrisë vlerën e ekonomisë kombëtare për 2,5 miliardë lira turke (430 milionë dollarë).

Të enjten në Stamboll u hap qendra e parë e teknologjisë se gjeneratës më të re të Microsoft në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit, Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank, tha se fabrika e re pritet që të rrisë vlerën e ekonomisë kombëtare për 2,5 miliardë lira turke (430 milionë dollarë).

Sipas ministrit Varank, qendra e re është dëshmi e besueshmërisë ndaj Turqisë dhe e njëjta do të përmbushë nevojat e tregut vendas dhe ndërkombëtar përmes teknologjisë së gjeneratës më të re që do të prodhohet në sfera të ndryshme, si bujqësi, prodhimtari, shëndetësi, energjetikë, automjete, financa dhe shitje në pakicë.

Murat Kansu, drejtori i përgjithshëm i “Microsoft Turkey”, tha se qendra do të paraqesë mbështetje shtesë për eksportet turke të software-it.

Ali Taha Koc, kryetari i zyrës presidenciale për transformim digjital, tha se hapja e qendrës paraqet një shembull për kompanitë ndërkombëtare që planifikojnë të investojnë në Turqi.

“Duke u shërbyer rajoneve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, qendra jonë do të mirëpresë biznesmenë nga jashtë dhe ata do të takohen me teknologjitë e gjeneratës më të re të zhvilluara nga partnerët tanë të biznesit”, tha Kansu, i cili shtoi se “do të shërbejnë si një urë lidhëse mes software-it vendas dhe tregjeve ndërkombëtare përmes grupeve ndërkombëtare.

Kansu theksoi se kompania gjithashtu ka për qëllim që të shndërrojë Turqinë në një qendër atraktive për teknologjinë dhe të përforcojë turizmin teknologjik të vendit.