Stadiumi i ri në Tiranë hap dyert për miqësoren ndërkombëtare Greqi-Turqi

Pak javë pas inaugurimit, stadiumi i ri do të hapë sërish dyert në një ndeshje ndërkombëtare.

Por do të jetë një miqësore, që do të luhet me qëllim, që të mbledhë të ardhura për të prekurit nga tërmet shkatërrues i 26 nëntorit.

Tërmeti tragjik që goditi vendin tonë përveç solidaritetit mbarëshqiptar, “pajton” deri diku edhe grekët me turqit, që siç dihet kanë një histori konfliktuale mes tyre.

Ndeshja Turqi-Greqi do të realizohet në stadiumin e ri shqiptar më datën 10 janar të vitit 2020.

Në këtë miqësore do të ketë lojtarë që kanë luajtur me kombëtaren shqiptare, ndërkohë që këtë organizim do e mbështesin edhe yje të Italisë, kampione bote e vitit 2006.

Gjithashtu do të ketë veteranë të Turqisë, që në vitin 2002 zuri vendin e tretë në kampionatin botëror 2002, në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Të gjitha të ardhurat e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti./NOA.al