Spanjë, mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme

Në procesin zgjedhor që ka filluar në orën 09:00 sipas kohës lokale, spanjollët do të votojnë për herë të katërt brenda 4 viteve të fundit për të zgjedhur 350 deputetë dhe 208 senatorë

0

Në Spanjë ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme ku të drejtë vote kanë rreth 37 milionë qytetarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në procesin zgjedhor që ka filluar në orën 09:00 sipas kohës lokale, spanjollët do të votojnë për herë të katërt brenda 4 viteve të fundit për të zgjedhur 350 deputetë dhe 208 senatorë.

Për zgjedhjet e 16-ta të përgjithshme që zhvillohen në historinë e demokracisë së vendit janë hapur 211.200 vendvotime, ku për herë të parë do të mund të votojnë edhe 226.771 persona të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në zgjedhje janë mobilizuar më shumë se 92 mijë forca policore dhe të xhandarmërisë.

– Sondazhet nxjerrin fitues Partinë Socialiste të Punëtorëve Spanjollë (PSOE)

Ndërkohë janë marrë masa të veçanta kundër akteve të mundshme të dhunës në Katalonjë ku grupet radikale pro pavarësisë kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve. Për shkak të kësaj janë mobilizuar më shumë se 12 mijë forca sigurie.

Sipas sondazheve, fituese e zgjedhjeve, ashtu sikurse edhe në zgjedhjet e mbajtura më 28 prill parashihet të jetë Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE), por e cila nuk do të mund të arrijë shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë.

Gjithashtu pritet që edhe partia e ekstremit të djathtë Vox të rrisë numrin e votave të saj.

Në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme që u mbajtën së fundmi në vend më 28 prill pjesëmarrja ishte 71 për qind.

Procesi i votimit në vend do të përfundjë në orën 20:00 sipas kohës lokale ndërsa në Ishujt Kanare në jug të vendit do të përfundojnë 1 orë më vonë për shkak të ndryshimit kohor.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.