SPAK kthen në burg ish-inspektorin e Tatimeve

Ryshfet bizneseve që kapte në shkelje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në qeli ish-inspektorin e Tatimeve, Erjon Trungu, i cili akuzohet për “korrupsion”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se me kërkesë të SPAK, Apeli ndryshoi masën e “arrestit me burg” në “arrest në shtëpi” të dhënë më herët për të nga Shkalla e Parë.

37-vjeçari Erion Trungu, me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme, u arrestua në shtator 2020, pasi dyshohej se merrte para nga subjektet private, për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje. Në momentin e arrestimit iu gjetën me vete 5 mijë euro, të cilat i kishte marrë në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz.