S&P rrit parashikimin e PBB -së për Turqinë në 8.6% për vitin 2021
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Standard & Poor’s (S&P) ka ndryshuar parashikimin e saj për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto për Turqinë në 8.6 për qind për vitin 2021, nga 6.1 për qind që kishte parashikuar më parë. S&P la të pandryshuar parashikimet për 2022 dhe 2023, duke i mbajtur ato në 3.3%…

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Standard & Poor’s (S&P) ka ndryshuar parashikimin e saj për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto për Turqinë në 8.6 për qind për vitin 2021, nga 6.1 për qind që kishte parashikuar më parë.
S&P la të pandryshuar parashikimet për 2022 dhe 2023, duke i mbajtur ato në 3.3% dhe 3.1%, respektivisht.
Agjencia tha se tregjet në zhvillim në Europë, Lindjen e Mesme dhe Azi panë rritje të shpejtë në tremujorin e dytë të vitit falë konsumit dhe forcimit të eksporteve.
“Si rezultat, ne kemi rishikuar parashikimet tona të rritjes për vitin 2021 për Poloninë, Rusinë, Afrikën e Jugut dhe Turqinë,” tha agjencia.
S&P nënvizoi se ndërsa Polonia dhe Rusia kishin arritur shifrat e rritjes e para pandemisë në tremujorin e dytë, PBB-ja reale e Turqisë tejkaloi nivelin e saj para-pandemik me 9%.
Ndikim ka pasur edhe sezoni i turizmit që rriti të ardhurat e Turqisë në valutë./ Hurriyet Daily News