Sot finalja e “Supërkupës së Spanjës” mes Real Madrid dhe Atl.Madrid

Real-Atletico, ora 19:00, në Jeddah, derbi në “duna” për një trofe...

Për të dytën herë në histori, Superkupa e Spanjës do të zhvillohet ndërmjet Realit dhe Atleticos së Madridit. Teksa Primera Division shijon pushimet e pazakonta të këtij edicioni në këtë periudhë të vitit, e gjithë vëmendja është përqendruar në Arabinë Saudite, për derbin e famshëm madrilen. Drejtuesit e Federatës po bëjnë çmos për të imituar kolegët e tyre të Premier League-s në Ishull, me qëllimin e kuptueshëm për të globalizuar futbollin e këtij vendi, megjithatë edicioni i sivjetshëm i Superkupës së Spanjës i kapërceu të gjithë kufijtë e imagjinatës.

Ky kompeticion ka ndryshuar krejtësisht format dhe të paktën për tre vjet do të organizohet pikërisht sipas formulës aktuale, me katër skuadrat më të mira të Spanjës në edicionin e mëparshëm në Primera Division dhe Kupën e Mbretit. Ky është edicioni i 36-të, sipas statistikave zyrtare të këtij aktiviteti, sidoqoftë, si për ironi të fatit, trofeu do të ngrihet nga një ekip që nuk ka fituar as kampionatin dhe as kupën e këtij vendi.Image result for real madrid atletico madrid"

Ideatori i këtij formati të Superkupës është presidenti aktual i Federatës Spanjolle, 42-vjeçari Luis Rubiales, që siguroi një marrëveshje tepër të majme, me plot 120 milionë euro për tre vjet me vendin saudit. Të gjithë ishin bërë gati për nje “El Clasico” të madhe në Jeddah, në stadiumin “King Abdullah Sports City”, por skuadra e Diego Simeones hodhi në erë planet e sheikëve, duke përfituar në maksimum nga mbrojtja qesharake e Barcelonës, për të fituar takimin me shifrat 3-2. Skuadra katalane, që ka fituar vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet, dominoi për afërsisht 80′ duelin me Atleticon, gjithsesi bardhekuqtë nuk u dorëzuan aspak dhe e ndëshkuan në maksimum formacionin “blaugrana”, duke realizuar dy gola në 10′ e fundit të takimit.

Në “Xhevahirin e Shndritshëm”, siç quhet ndryshe stadiumi 62.000 vendësh në Jeddah, trajneri argjentinas humbi kapitenin Koke, që hyri në fushë si zëvendësues në fillimin e pjesës së dytë, por u largua pas vetëm çerek ndeshjeje për arsye dëmtimi, sidoqoftë “Los Colchoneros” paraqiten në sfidën finale plot besim, pas pesë fitoreve radhazi në të gjithë kompeticionet.Image result for real madrid atletico madrid"

Nga ana tjetër, ndonëse pa dyshen Benzema – Bale, Reali fitoi thjesht ndaj Valencias me rezultatin 3-1, e goli i shënuar në kohën shtesë nga kapiteni i “Los Ches”, Dani Parejo, është i vetmi që ka pësuar ekipi i drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane në katër ndeshjet e fundit. Nëse trajneri francez ka konsoliduar mbrojtjen dhe po mundohet të gjejë hapësira për lojtarët e rinj, skuadra e Diego Simeones, në krahun tjetër, pavarësisht ecurisë pozitive, duket sikur nuk ka më të njëjtën forcë në fazën mbrojtëse, teksa ka pësuar gol rregullisht në tri sfidat e fundit, madje edhe nga kundërshtarë si Real Betis apo Levante, raporton SuperSport.

Në vitin 2014 Atletiko fitoi këtë trofe duke triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 2-1 ndaj Realit të drejtuar nga Carlo Ancelotti. “Los Colchoneros” mungonin në këtë aktivitet pikërisht që nga viti 2014, kompeticion në të cilin “bardhekuqtë” ia kanë dalë mbanë për të triumfuar në 2 nga 6 pjesëmarrjet e tyre të mëparshme, ndërsa klubi “merengues” merr pjesë për herë të 16-të dhe për herë të fundit ka luajtur në gushtin e vitit 2017, kur nën drejtimin e Zizusë “Los Blancos” shkatërruan Barçën me rezultatin e përgjithshëm 5-1.Image result for real madrid atletico madrid"

Skuadra e Atleticos ka bërë më mirë sesa Reali në dy edicionet e fundit në Primera Division, duke u shpallur nënkampione prapa Barcelonës dhe mbajtur poshtë rivalët e përjetshëm të kryeqytetit, gjithsesi në edicionin aktual, për momentin, në Spanjë dy klubet renditen menjëherë njëri pas tjetrit, në vendin e dytë dhe të tretë, me Realin që është në kuotë të njëjtë me kampionët në fuqi, por gjithashtu edhe me plot pesë pikë më tepër sesa ekipi i Diego Simeones.

Këto klube do të ndeshen për herë të dytë në këtë sezon, me sfidën e parë në “Wanda Metropolitano” në fundin e muajit shtator që përfundoi me rrjeta të paprekura. Reali që ka patur një ditë më tepër pushim në dispozicion, po mbush vërtet afërsisht tre muaj pa humbje, 10 fitore dhe 5 barazime në të gjithë kompeticionet, por ekipi “merengues” megjithatë ia ka dalë të fitojë vetëm 1 nga 8 përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve në të gjithë kompeticionet. Takimi do të luhet në orën 19:00 dhe i është besuar 36-vjeçarit Sanchez Martinez.Image result for real madrid atletico madrid"