Sipërmarrjet kërkojnë shtyrjen e pezullimit të gjobave të fiskalizimit përtej 1 Janarit
Dhoma Ekonomike e Gruas në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zhvilloi një sesion informimi për procesin e fiskalizimit dhe sfidat e këtij procesi. Referuar njoftimit zyrtar të Dhomës, në takim u trajtuan edhe shqetësime konkrete të sipërmarrjeve në këtë periudhë tranzitore ku ndodhen si adminitrata tatimore edhe sipërmarrjet. Sfidat e sipërmarrjeve, veçanërisht atyre …

Dhoma Ekonomike e Gruas në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zhvilloi një sesion informimi për procesin e fiskalizimit dhe sfidat e këtij procesi. Referuar njoftimit zyrtar të Dhomës, në takim u trajtuan edhe shqetësime konkrete të sipërmarrjeve në këtë periudhë tranzitore ku ndodhen si adminitrata tatimore edhe sipërmarrjet.
Sfidat e sipërmarrjeve, veçanërisht atyre të vogla ishin në krye të diskutimeve. Znj. Klodiana Ajazi, përfaqësuese e biznesit dhe Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas, theksoi në mënyrë të veçantë rëndësinë që ka procesi i fiskalizimit dhe mbështetjen që vetë Dhoma Ekonomike e Gruas ofron për mbarëvajtjen e tij. Ajo vuri në pah problematikat dhe sfidat e hasura në procesin e implementimit.
Nisur nga shqetësimi i kostove të larta, znj. Celmeta tha se, “kompanitë duhet të rishikojnë tarifat e zgjidhjeve softuerike”.
Për nënkryetaren e Dhomës, Valbona Begolli, “fiskalizimi do të ndikojë pozitivisht për të gjitha bizneset, duke qenë se në vijim do të kemi një platformë online ku na ofrohet më shumë fleksibilitet me reduktimin e kohës së kryerjes së disa proceseve, të cilat më parë bëheshin manualisht. Do të ofrohet një kontroll më i mirë i evazionit fiskal, si dhe do të kemi planifikim për shlyerjen e detyrimeve në kohë kundrejt shtetit dhe furnitorëve. Në këtë mënyrë përfitojmë një marrëdhënie të pastër Shtet –Biznes”.
Sipas znj. Begolli, shqetësimi aktual për të gjitha bizneset është, Mosfunksionimi i fiskalizmittë operacioneve të kompanive me softëar-in e dhe Tatimet Gratë sipërmarrëse, pjesë e tryezës së rrumbullakët shprehën shqetesimet e tyre praktike mbi implementimin, sidomos për procedurën e faturës fiskalë në zona pa mbulim me internet, si dhe për faktin se softëare-t shfaqin ende probleme dhe janë të pakonsoliduara.
Gjatë takimit përfaqësuesit e biznesit ngritën një sërë pyetjesh konkrete mbi sistemin dhe prerjen e faturave, të cilat morën përgjigje nga Znj. Daniela Xhako, përfaqësuese e studios Mazars. Sipërmarrëset kërkuann në mënyrë të veçantë fleksibilitet nga biznesi për kohën tranzitore dhe gjetjen e zgjidhjeve dhe vunë në pah rëndësinë e shtyrjes së afatit, për aplikimin e gjobave, parashikuar aktualisht për 1 Janar 2022. Në veçanti ky shqetësim vjen për llogari të bizneseve të vogla, të cilat janë ende larg këtij procesi. Shqetësimet në procese teknike, ana e sistemeve softëerike u trajtuan konkretisht edhe nga Donald Gjika, CEO i Info Business Solution (IBS). Ai u shpreh se vetë kompanitë, të cilat ofrojnë zgjidhje IT dhe kanë programet softëerike janë të interesuar të trajnojnë vetë bizneset, me qëllim mirëfunksionimin e procedurave. Gjatë diskutimit dolën në pah edhe problemë të pazgjidhura aktualisht, të cilat do të adresohen në vijim nga Dhoma Ekonomike e Gruas me institucionet përkatëse