Shqiptari i vë flakën vetes përpara Parlamentit Evropian

Forcat e sigurisë kanë ndërhyre menjehere në përpjekje për të shpëtuar këtë person që po digjej.

Një shtetas me origjine shqiptare I ka vënë flakën vetes në Strasburg të Francës.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “rainews”, ky shtetas ka lyer veten me benzine para ambienteve të Parlamentit Europian.

Forcat e sigurisë kanë ndërhyre menjehere në përpjekje për të shpëtuar këtë person që po digjej.

Shqiptari gjithsesi ka marrë plage të rënda në fytyre dhe duar. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi ekstrem apo edhe emri I këtij shtetasi.