Shqiptarët e “shtëpive të barit”/ Flet ‘fermeri’: Kthejmë borxhin e trafikantëve që na çuan me kamion në Angli

Pamjet që do të shihni në kronikë vijnë nga Britania e Madhe. Atje shumë të rinj shqiptarë qëndrojnë të izoluar në të ashtuquajturat shtëpi të barit.

Ato janë apartamente në të cilat kultivohet hashash, të rinj shqiptarë punojnë atje për llogari të trafikantëve që këtë proces e drejtojnë nga larg. Të tilla shtëpi ka edhe në Holandë apo Belgjikë dhe një i ri na tregoi se si u përfshi në këtë rrjet kriminal.

GAZETARJA: A Ishe një fermer i mirë ti?

FERMERI: Po. Shumë i mirë pasi unë i dua shumë bimët.

GAZETARJA: Bimët që kujdeseshe ti pra çfarë lloji ishte hashashi?

FERMERI: Ajo është farë hibride që rritet për 10 javë. Ajo është rraca pehejs ose amnejza. Kjo është rraca që ka tch më ta lartë, substanca që të deh. Pastaj në Shqipëri preferohen ato bimët e tjera që rritën shumë dhe kërkojnë 3 muaj-9 muaj kohë. Ne në sera kultivonim këto që rritën sa një lule.

GAZETARJA: Dhe sa paguheshe ti për këtë punë që bëje?

FERMERI: 5-6-7 mijë euro në një sezon dhe një sezon ka 10 javë.

Për fermerin e hashashit në Angli paga është më e lartë. 5 mijë paund në muaj janë ato që joshin djemtë e rinj shqiptarë të cilët më pas marrin guximin të shkojnë me kamion.

GAZETARJA:Sa djem njeh ti që kanë shkuar në Angli për të punuar?

FERMERI:Shumë 20-30

GAZETARJA: Janë kthyer?

FERMERI: Jo, nga ata që njoh unë asnjë.

GAZETARJA:Sa vite kanë andje?

FERMERI: Varet nga 2 deri në 7 vjet.

GAZETARJA: Pa letra?

FERMERI:Pa letra vetëm në një shtëpi bari, si qen.

Të shkosh në Angli në rrugë ilegale pra me kamion minimalisht të duhen 18 mijë paund, për këtë arsye shumë djem të rinj pranojnë që rrugën ta paguaj pronari I shtëpisë së barit, më pas ata do të punojnë si fermer dhe rojë në shtëpinë e drogës deri sa të shlyhen borxhi.

FERMERI: Këta që ikin me kamion për mendimin tim e kanë lakun në fyt. Ose kanë borxhe, ose probleme të tjera madhore.

GAZETARJA:Sa paguhesh?

FERMERI: Por me mirë se në Europë pasi madhësia e shtëpisë barit është e madhe dhe punohet me % 25% të prodhimit. Diku tek 5 mijë euro në muaj i bie.

GAZETARJA: Pra personi që do të paguante ty rrugën për në Angli do të paguante rrugën që shkon diku tek 17-18 mijë paund dhe ti do të punoje për të 1 vit e gjysmë? Më pas çfarë do të ndodhte me ty?

FERMERI: Po, do bëja shtëpinë time të barit.