Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës, shfaqën shpresën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, pasi ish Presidenti Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet e së martës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përgëzoi ish Presidentin Trump, duke shkruar se “ka qenë nder të punoj me ju sa keni qenë president për t’i forcuar lidhjet në mes të të dyja shteteve. Do të kem privilegjin të punoj me ju si presidenti i 47-të, për të rritur partneritetin për paqe, begati dhe përparim të mëtejmë”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke përgëzuar ish Presidentin Donald Trump, shkroi se “Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur dhe aleat i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë të veçantë dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, udhëheqësen e botës së lirë”, shkroi presidentja Osmani në rrjetet sociale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi zotin Trump për fitoren, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara janë një aleat kryesor, mik dhe partner i Kosovës dhe mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”.së lirë”, shkroi presidentja Osmani në rrjetet sociale.
Udhëheqës të partive politike në Kosovë përgëzuan po ashtu ish Presidentin Trump, duke shfaqur shpresën se vendi do të ketë vëmendjen e administratës së re dhe mbështetjen e saj në proceset integruese euroatlantike.