Në Shqipëri është organizuar parada e motoçikletave historike, duke tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve, raporton Anadolu.
Qindra motoçikleta “vespa” nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë mbushur rrugët e Tiranës.
Pas ekspozimit të tyre në disa nga rrugët e kryeqytetit, motoçikletat janë bërë pjesë e paradës në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin e Shqipërisë.
Pjesë e eventit ishin edhe performancat muzikore të disa artistëve shqiptarë dhe të huaj.
Eventi është organizuar nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë (DPSHTRR), me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, si dhe institucioneve dhe organizatave të ndryshme.
Shqipëri, organizohet parada e motoçikletave https://t.co/jrmJR8wfMG pic.twitter.com/MSEFPq5evn
— Anadolu Agency Albanian (@aa_albanian) June 2, 2023