Shpresa tek ulja e taksave. Rritja e pagave dhe ulja e naftës, shpresë për të shuar protestat

Jo vetëm Franca, por e gjithë Europa shpreson që lëshimet e taksave dhe rritja e pagës minimale me 100 euro në muaj nga viti 2019 duhet të jenë të mjaftueshme për të qetësuar një muaj dhune dhe protestash qeveritare destabilizuese.

Jo vetëm Franca, por e gjithë Europa shpreson që lëshimet e taksave dhe rritja e pagës minimale me 100 euro në muaj nga viti 2019 duhet të jenë të mjaftueshme për të qetësuar një muaj dhune dhe protestash qeveritare destabilizuese.

Me mbi 1 250 persona të arrestuar, 400 të plagosur dhe një kosto ekonomike miliarda euroshe, revolta e jelekëve të verdhë përfaqësoi një sfidë të jashtëzakonshme ndaj autoritetit të Presidentit centrist, të konsideruar nga shumë si arrogant dhe jashtë realitetit. Vështirësitë e tij për të qetësuar një lëvizje të ndryshme, pa strukturë, të bazuar në median sociale, i kanë gëzuar ata që nuk ndajnë të njëjtat pikëpamje ndërkombëtare me shefin e Elizesë.

Të lënët prapa, mijëra njerëzit e ndjeshëm të masakruar nga qeveria franceze janë sot nëpër rrugë, shkroi në Twitter Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë dhe lideri i ligës së ekstremit të djathtë, me të cilin Macroni ka pasur një luftë verbale publike.

Parisi po digjet, deklaroi Steve Bannon, arkitekti i fushatës së zgjedhjes së Donald Trumpit president, i cili po përpiqet sot të organizojë forcat nacionaliste populiste të Europës. Macroni është shfaqur si mbrojtës i projektit europian, për të cilin dhe rivitalizoi partneritetin me Berlinin, duke u evidentuar edhe më shumë si figura kyçe në mbrojtje të sistemit pas rezultateve zhgënjyese të Angela Merkelit në zgjedhje.

Ai vazhdimisht e ka përsëritur se besueshmëria e vet ndërkombëtare qëndron tek aftësia e tij për të implementuar reforma të brendshme dhe ai që do të shihej si dështim aty, do të rrezikonte edhe Europën që përgatitet për zgjedhjet e majit, në një kohë kur forcat nacionaliste kanë avancuar ndjeshëm./TCh