Shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Deputetët sot votuan me shumicë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Me votat e 88 deputetëve të Kuvendit të Kosovës është shpërndarë sot Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet një seancë të thirrur me kërkesë të 98 deputetëve të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë shqyrtim propozimi të grupit të deputetëve, kanë votuar gjithsej 91 deputetë, 88 kanë qenë pro shpërndarjes së Kuvendit, 1 kundër dhe 2 abstenime.