Shoqata “Istanbul” ndihmon të prekurit nga përmbytjet e këtij viti në zonën e Shkodrës

Me mbështetjen e Fondacionit “Aziz Mahmud Hudayi” me qendër në Stamboll, shoqata “Istanbul” shpërndau ndihma ushqimore për të prekurit nga përmbytjet e këtij viti në zonën e Shkodrës.

Shpërndarja u bë në njësinë administrative Dajç për fshatrat Pentar, Rrushkull, Belaj, Luarz, Shirq, Mushan dhe Samrish. Përfituan nga ky kontribut rreth 600 familje të kësaj zone.

 

Shoqata “Istanbul” nëpërmjet projekteve të saj sociale dhe humanitare u është gjendur gjithmonë pranë familjeve dhe personave në nevojë me qëllim që tua lehtësojë sadopak vuajtjet dhe vështirësitë që kalojnë.