Shmanget kontrolli fizik për bizneset pa risk

Denaj: Të jemi efektive në inspektime

Deri në fund të vitit 30% e bizneseve që kalojnë në dogana do të dorëzojnë vetëm dokumentat duke shmangur kontrollin fizik.

Gjatë një vizite në Doganën e Durrësit, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj i kërkoi autoriteteve që të bëjnë inspektimet në bazë të analizës së riskut, por edhe që të rritin vëmendjen ndaj bizneseve që shmangin detyrimet.

Nga ana e saj drejtorja e përgjithshme e doganave Belinda Ikonomi tha se punohet që të shtohet numri i bizneseve që kalojnë në kanalin jeshil, duke shmangur procedurat e kontrollit.

Ministrja Denaj u ndal edhe te pika doganore e përbashkët me Kosovën për të parë nga afër ecurinë dhe sfidat që ky bashkim.