Shkrihen Krimet e Rënda, KLP vendos sot për fatin e prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të diskutojë në mbledhjen e ditës së nesërme lidhur me transferimin e të gjithë prokurorëve të Prokurorisë së Shkallës së Parë  dhe Prokurorisë së Apelit për Krimeve të Rënda.

Ngritja e Strukturës Speciale, të njohur si SPAK, që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta, çon në mbylljen e  këtyre dy prokurorive, raporton EuroNews.

Kështu, KLP sqaron se sot  ndërpritet caktimi i përkohshëm i prokurores Donika Prela si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vendoset kthimi i saj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjithashtu, janë edhe 12 prokurorë të këtyre dy Prokurorive, për të cilët do të vendoset sot transferimi, ku mes tyre janë edhe Besim Hajdarmataj apo Elisabeta Imeraj. Po ashtu, në mbledhjen e sotme  të KLP, që pritet të nisë në orën 12:00, do të bëhet dhe “Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku.