Shkodranët zgjedhin biçikletat në vend të shërbimit urban

Jemi në Shkodër, në qytetin e biçikletave, por që dikur kishte ekskluzivitetin e prodhimit të autobuzëve, për të siguruar transportin qytetas.

Jemi në Shkodër, në qytetin e biçikletave, por që dikur kishte ekskluzivitetin e prodhimit të autobuzëve, për të siguruar transportin qytetas.

Uzina e montimit të autobuzëve ka qënë pikërisht këtu, por që pas privatizimeve nuk ka mbetur më asnjë shenjë prej saj. Sot, vendi i uzinës është kthyer në një lagje të mirfilltë shkodrane, duke shuar çdo gjurmë të së shkuarës.

Për shkak të traditës së kaluar, në Shkodër vihet re sinjalistika për orarët e autobuzëve dhe destinacionet që kryejnë linjat. Megjithatë këtu kemi mungesë të stacioneve të autobusëve, raporton Top Channel

Siç e shihni edhe nga tabelat, dikur në qytetin e Shkodrës kanë funksionuar katër linja qytetase. Por që nga viti 2012 dy prej tyre nuk funksionojnë më, pasi qytetarët kanë zgjedhur të përdorin bicikletën në vend të autobusëve të amortizuar.

Operatorët aktual të linjave urbane në Shkodër, pothuajse janë lënë jashtë kontrollit. Ata nuk kanë investuar prej shumë vitesh, për shkak të edhe interesit të ulët të shkodranëve.

Autobuzi që shihni është i linjës Bahçallëk-Fermentim dhe në shkelje me ligjin, ai është veshur me reklama të ndryshme.

Kjo linjë ofron shërbim nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22. Gjatë paradites, kjo linjë është çdo 15 minuta më pas i rrallon autobuzët dhe ofron shërbim çdo 20 minuta. Në inventarin e saj, kjo linjë ka 7 autobuzë.

Linja tjetër që ofron transport publik në Shkodër është Qendër-Shirokë-Zogaj. Kjo linjë nis nga puna në orën 6:15 dhe mbyllet në 14:30. Në total kjo linjë ofron vetëm katër udhëtime në ditë dhe ka vetëm dy autobuzë në iventarin e saj.

Janë rreth 800 pasagjer në ditë që frekuentojnë linjat urbane në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që cmimi i biletës është 30 lekë.

Dhe për shkak të fluskit të vogël, çdo gjë është lënë në mëshirë të fatit.