Shkodër, fryhet Drini e Buna nga reshjet; Dëbora izolon fshatra të tërë

Ministria e Mbrotjes ka njoftuar në lidhje me situatën në vend pas reshjeve të shiut dhe dëborës në disa zona të thella malore.

Situata më problematike shfaqet në Qarkun e Shkodrës, atë të Kukësit dhe të Dibrës, si dhe zonat e thella të Qarkut të Elbasanit.

Qarku Shkodër
Si pasojë e reshjeve ka pasur një fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë mesatarisht rreth 30 cm.
Akset rrugore të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.
Akse rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Tamarë-Vermosh.
Në Njësitë Administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra.
Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 50-60 ha tokë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.
Në fshatin Bërdicë janë përmbytur nga reshjet e shiut rreth 10-15 dynym tokë dhe në fshatin Trush rreth 20-30 ha tokë, Njësia Administrative Bërdicë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.