Shkodër, AKU gjobë dhe bllokim aktiviteti subjektit që tregtonte në oborrin e shkollës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas vënies në dijeni nga drejtuesit e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia” në Shkodër, të cilët shprehën shqetësimin për pasigurinë e ushqimeve të gatshme që tregtohen nga një subjekt në oborrin e shkollës, ndërmori një inspektim në këtë subjekt.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se produktet që tregtohen nga ky subjekt janë brenda afatit të konsumimit., shkruan ATA.

“Por subjekti nuk dispononte dokumentacion shoqërues për produktet dhe për pajisjet. Për këtë subjekt u mor masa administrative “Gjobë” me vlerë 100.000 lekë (njëqind mijë lekë) dhe masa administrative “Bllokim aktiviteti””, thekson AKU.

AKU shprehet se “siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët”.