Shkatërrime dhe rrënoja, gjithçka po ndodh në Kharkiv, shënohen 27 viktima dhe dhjetëra të vrarë nga sulmet ruse, mes tyre edhe fëmijë

Ushtria ruse duket se ka një objektiv të qartë: Të marrin drejtimin e Kharkivit dhe Kievit, kryeqytetit dhe qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

Në këto luftime, që duken të ashpra nëpërmjet videove dhe imazheve të publikuara, janë shënuar 27 viktima dhe 37 të plagosur.

Sulmet janë shënuar në sheshin “Liria” të qytetit dhe Operas. Megjithatë, edhe pse dëmet janë të shumta, qyteti mbetet ende në drejtimin e forcave ukrainase.

12345PreviousNext

Në ndihmë të tyre, kanë ardhur dhe shumë vullnetarë, ndërsa qytetarët, në kohën që sirenat e alarmit dëgjohen në qytet, strehohen në metro. Shumë shtete perëndimore janë pozicionuar krah Ukrainës në këtë situatë.

Ata nuk kanë ndërhyrë ushtarakisht, por po japin ndihmesën e tyre nëpërmjet sanksioneve, me anë të së cilave synohet të dobësohet forca e Vladimir Putin dhe ta detyrojnë atë që të tërheqë trupat nga shteti ukrainas.