2 njerëz të drejtësisë janë shkarkuar nga vetingu të premten.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Sokol Malaj, ish-prokuror i dosjes së 21 janarit.
Gjithashtu KPK mori vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Petraq Çurri.
Ky i fundit njihet si gjyqtari që liroi Alket Hatijan, i kërkuar nga drejtësia italiane dhe i njohur si “zoti i drogës”.