Policia ka arrestuar drejtuesin e urbanit të “Unazës” që shkaktoi aksidentin e shumfishtë ditën e hënë në Tiranë.
Shtetasi Agron Xhafa, 63-vjeç, u arrestua sipas policisë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se si pasojë e aksidentit u dëmtuan rëndë 10 automjete si dhe mbetën të plagosur 9 persona, të cilët morën kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.