Shiu dhe breshëri shkaktojnë dëme në kultivimin e pjeshkës në zonën e Myzeqesë

Shiu i furishëm i shoqëruar me breshër pasditen e djeshme në zonën e Myzeqesë ka sjellë probleme me kulturën e pjeshkës.

Më shumë dëmtime ka në zonën e Fiersheganit, Barbullinjës dhe Kocja. Kjo zonë është zona kryesore për kultivimin e pjeshkave.

Fermerët shprehen se janë dëmtuar rreth 70 përqind e pemëve të hershme duke bërë që dëmi ekonomik të jetë i lartë. Sikur të mos mjaftonte breshëri ajo që po i tremb fermerët janë temperaturat e ulëta që natën e sotëm pritet të vene nen 0 gradë.

Ata kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë hartimin e një fondi për dëmshpërblimin ndaj tyre pasi duke që pjeshka është një frut që nuk prodhohet në çdo zonë. Ndihma nga ana e ministrisë së bujqësisë do të ulë sadopak vlerën e dëmit që ata kanë pësuar

Ajo që do ndodhe pas këtij breshëri është që prodhimi do jetë më i pakët dhe cilësia e prodhimit të parë do jetë më e dobët..