Shitjet globale të çipeve arrijnë vlera rekord

Shitjet globale të çipeve arritën vlera rekord në 2021 në 555.9 miliardë dollarë, një rritje me 26.2% nga viti në vit dhe një rritje e parashikuar prej 8.8% gjatë 2022.

2021 është viti i parë që prej 2018-ës që numri i çipeve të shitura kaloi 1 trilionë sipas një raporti të Shoqatës së Industrisë së Çipeve (SIA).

Ndërsa prodhues të mëdhenj të çipeve si Taiwan Semiconductor Manufacturing, Samsung Electronics dhe Intel Corp kanë zbuluar projektet e tyre për të investuar miliarda dollarë në fabrika të reja, trendi i dixhitalizimit nxitur nga pandemia do të vazhdojë të rrisë kërkesën.

Në 2021, 1.15 trilionë çipe janë shitur.

Kina mbetet tregu më i madh në botë i çipeve, me shitje prej 192.5 miliardë në 2021, një rritje me 27.1%.