Shiste kokainë në apartament, pranga 23-vjeçares shqiptare në Itali

Policia italiane vuri në pranga një 23-vjeçare shqiptare, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Mediat italiane raportojnë se policia kishte lokalizuar një apartament në Alba, brenda të cilit kishte hyrje-dalje të dyshimta.

Nga hetimet e policisë, rezultoi se në apartamentin në fjalë shitej kokainë.

Pasi kapën ‘mat’ një çift që sapo kishte blerë drogën, policia hyri në banesën e shqiptares, ideniteti i të cilës nuk dihet, dhe aty gjeti një sasi kokaine. Mësohet se si provë materiale u gjet 30 gram kokainë, peshore elektronike dhe materiale për paketimin e dozave.