Një sherr për motive të dobëta mes dy personave ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier ku E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me çekiç, shtetasin Q. H., 55 vjeç.
I lënduarit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa 42-vjeçari shtë shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.