Sherr mes dy personave në Korçë

Njëri prej tyre plagoset me kaçavidë...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë, ku një person është plagosur me kaçavidë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 18.

Gazetarja Lorena kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se i plagosuri është Emiljan Torollari, i cili ndodhet në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar si shtetasi Thanas Saqellari, i cili është kapur pas disa orësh nga uniformat blu.

Ngjarja ka ndodhur për motive banale ku fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur Torollarin me kaçavidë pas shpine.