Shërbimet publike tek dera e shtëpisë/ADISA me zyrë lëvizëse në të gjithë vendin

Zyra lëvizëse ADISA është një tjetër risi e cila do të udhëtojë në të gjithë vendin, kudo ku qytetarët ndodhen në distanca të largëta fizike me zyrat e shtetit, për të marrë pranë vendbanimit shërbimet që u takojnë.

Zyra lëvizëse ADISA është një tjetër risi e cila do të udhëtojë në të gjithë vendin, kudo ku qytetarët ndodhen në distanca të largëta fizike me zyrat e shtetit, për të marrë pranë vendbanimit shërbimet që u takojnë.

Gjatë një interviste për ERTV, drejtori i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, Lorin Ymeri tregon detaje dhe shërbimet që ofron kjo zyrë lëvizëse.

”Njësia lëvizëse ADISA është mënyra e tretë alternative e zgjerimit të qendrave dhe zyrave të ADISA në territor. Kjo njësi lëvizëse ka një qëllim shumë të thjesht dhe shumë të rëndësishëm që është qëllim i kësaj qeverie të siguroj akses në shërbimet publike për qytetarët dhe bizneset. Kjo ide e njësisë lëvizëse ka lindur si nevojë që ne kemi konstatuar në bashkëpunim dhe me institucionet që ofrojnë shërbime për qytetarët siç është rasti i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si Instituti i Sigurimeve Shoqërore apo shërbime të tjera më shumë rëndësi për qytetarët dhe bizneset”, tha Ymeri.

Ai u shpreh se,”ne kemi bashkëpunuar me partnerët tanë austriak dhe të qeverisë italiane në mënyrë që të ngremë këtë njësi lëvizëse dhe të vijmë në ato zona të Shqipërisë ku praktikisht mungojnë një sërë zyrash që ofrojnë shërbime publike për qytetarët”.

Ymeri theksoi se, “në koordinim të ngushtë dhe me bashkinë e Tiranës kemi dakortësuar që ta nisim sot në njësinë e Zall-Herrit kjo sepse është shume e mundimshme për qytetarët e kësaj zone të kenë akses në shërbimet publike siç janë shërbimet e Hipotekës, ALUIZNI-i, kartës së shëndetit apo dhe shërbimet online. Ne në këtë furgon mundësojmë dhe aksesin dhe marrjen e shërbimeve nëpërmjet portalit qeveritar i-Albania”.

“Zyra lëvizëse do të jetë sipas një kalendari të parashikuar nga agjencia jonë dhe do vij një herë në muaj në këtë zonë. Ky është një pilotim, jemi në fazë pilotimi do e testojmë disa muaj në disa njësi administrative të qarku të Tiranës dhe Shkodrës. E kemi nisur nga Zall-Herri javën tjetër do shkojmë në Baldushk, javën tjetër në Shën Gjergj dhe në Krrabë. Qytetarët kanë një sportel praktisht siç mund të vijnë në Tiranë, aplikojnë ne e procesojmë në fund të ditës pranë qendrës tonë ADISA në Tiranë dhe përgjigjja qytetarëve do t’i vijë nëpërmjet Postës Shqiptare”, raporton ATSH.

Mbi zgjerimin e zyrave ADISA në disa qytete të vendit Ymeri tha se, ”ne kemi vijuar me intensitet të lartë zgjerimin e zyrave ADISA në disa bashki si në Shkodër, kemi hapur një zyrë të dyte në Kombinat në Tiranë, në Divjakë, Patos dhe jemi duke punuar për të hapur qendra të reja brenda muajit tetor deri në fillim të nëntorit në Malësinë e Madhe dhe bashinë e Kukësit. Gjithashtu brenda këtij viti ne do të kemi një qendër të integruar në bashkinë e Lushnjes dhe kemi nisur punën për hapjen e qendrës së Elbasanit ku maksimumi do hapet në fillim të muajit janar. Sot që flasim kemi 12 zyra të ADISA të shtrira në territor”.

“Nga të dhënat që ne nxjerrim çdo javë nga sistemi ynë  nga janari 2019 deri më 30 shtator ne kemi mbi 300 mijë qytetarë dhe biznese që kanë frekuentuar, kanë marr informacion dhe kanë aplikuar në 12 qendrat ADISA. Paralelisht me shtimin e zyrave ne kemi shtuar dhe numrin e shërbimeve në këto zyra duke nisur me shërbimet e ALUIZNI-t me Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe më një gamë të gjerë shërbimesh që ky institucion ofron. Kemi bashkëpunuar shumë ngushtë dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor ku mundësojmë shërbime në disa nga qendrat tona ku ato vet nuk kanë zyra rajonale siç është Librazhdi, Kavaja. Jemi duke bashkëpunuar tani për të hapur sportele të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe në Krujë. Ne gjithashtu ofrojmë shërbime dhe për rinovimin e kartave të identitetit në Tiranë, Shkodra dhe Gjirokastra”, vijoi Ymeri.

“Ne kemi funksionale dhe sportelin hibrid i cili është i dedikuar për shërbimet online, ku qytetarët kanë një monitor të dyfishtë në dispozicion ku mund të shikojnë dhe të asistohen nga sportelisti i ADISA-ës për të marr një shërbim si psh karat e shëndetit e cila ofrohet online dhe një sërë shërbimesh të tjera që ofrohen online”, përfundoi drejtori i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, Lorin Ymeri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1345180525649364/