Shembet një godinë pranë stadiumit “Arena Kombëtare”

Shembet ndërtesa para Arenës Kombëtare te sheshi “Italia”. Godina 4-katëshe ishte ndërtuar  para disa vitesh në hapësirë publike, dhe në të ishin vendosu disa biznese, bar kafe, restorante, dhe fast-food.

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se tashmë tashmë sheshi “Italia” hapet plotësisht në funksion të qytetarëve, raporton ATA.

“Çibani i fundit! Ikën ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranës për ta hapur plotësisht Sheshin Italia për Arenën Kombëtare. Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq. Tirana nuk ndalet”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.