SHBA përgatitet që të shënjestrojë Iranin në Siri

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, për këtë operacion që do të niset kundër elementeve terroriste të mbështetura nga Irani, organizatës terroriste YPG/PKK i ka dhënë trajnim për 3 muaj

Terroristët e YPG/PKK të cilat trajnohen nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, janë në përgatitje për një operacion kundrejt grupeve terroriste të mbështetura nga Irani të vendosur në perëndim të lumit Eufrat në Siri.

Organizata terroriste YPG/PKK, e cila kishte filluar një të ashtuquajtur operacion “për të luftuar me DEASH-in” në qytetin Deirizor të cilin e ka okupuar dhe zhvillohen protesta kundër saj, kishte vënë zjarr në një tokë prej 200 dynymësh.

Burime lokale për Anadolu Agency (AA) njoftuan se YPG/PKK në këtë mënyrë pas marrjes së kontrollit në lindje të Deirizorit, planifikon të sulmojë grupet terroriste të mbështetura nga Irani të vendosur në perëndim të qytetit.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, për këtë operacion që do të niset kundër elementeve terroriste të mbështetura nga Irani, organizatës terroriste YPG/PKK i ka dhënë trajnim për 3 muaj.

Gjithashtu mësohet se organizata synon që edhe fiset arabe t’i tërheqë pranë vetes në operacionin kundër grupeve të mbështetura nga Irani.

Qyteti Deirizor që gjendet në kufirin me Irakun dhe lumin Eufrat e ndan në dy pjesë, në lindje gjendet YPG/PKK e mbështetur nga SHBA, ndërsa në perëndim regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet të huaja terroriste të mbështetura nga Irani aleat i regjimit.

Banorët arabë të Deirizor që nga 25 prilli organizojnë protesta kundër organizatës terroriste YPG/PKK.