SHBA-ja arreston punëtorin e inteligjencës për nxjerrje të informacionit

Një analist kundër terrorizmit në Agjencinë Mbrojtëse të Inteligjencës është arrestuar të mërkurën për shkak të ofrimit të materialeve të klasifikuara rreth një sistemi të huaj të armëve për dy gazetare më 2018 dhe 2019, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë, teksa ka dorëzuar lëndën në një gjykatë federale, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Informacioni që 30-vjeçari, Henry Kyle Frese i ka ofruar një gazetareje me të cilën ka pasur lidhje romatike, është paraqitur në të paktën tetë raportime të ndryshme, ka thënë Departamenti i Drejtësisë në Gjykatën në Virxhinia, transmeton REL.

Emrat e dy gazetareve nuk janë bërë publikë.

Në informacionet e ofruara ka pasur shqetësime për kapacitetin e një sistemi të armëve të një shteti të huaj.

The Washington Post ka thënë se autoritetet kanë refuzuar që të identifikojnë se për sistemin e cilit shtet bëhet fjalë.

Në padi është thënë se Frese i ka dhënë informacione gruas me të cilën ka pasur lidhje romantike, e cila më pas ka ndarë të dhënat me një gazetare të një mediumi tjetër.

Autoritetet kanë thënë se motivi i veprave të Fresës ka qenë që t’i ndihmojë gazetares për t’u ngritur në pozitë.