Senatorët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj Erdoganit, pasi bleu S-400 nga Putini

Senatorët janë anëtarët kryesor të komiteteve për shërbime e armatosura dhe punët e jashtme, Jim Inhofe, Jack Reed, Jim Risch dhe Bob Menendez.

Disa senatorë kryesorë nga të dyja partitë i kanë kërkuar presidentit Donald Trump t’i vendosë sanksione Turqisë pasi morri sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, transmeton Gazeta Ekspress.

“Në baza të forta bipartizane, Kongresi e ka bërë të qartë se duhet të ketë pasoja për blerjen e gabuar të S-400 nga presidenti Erdogan, një sinjal shqetësues për një rreshtim strategjik me Rusinë e Putinit dhe një kërcënim për programin F-35”, shkruajnë senatorët.

“Për pasojë, i kërkojmë presidentit Trump të aplikojë plotësisht sanksionet sikurse kërkohet nga ligji”, thuhet në këtë letër.

Megjithatë, senatorët theksojnë se “Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe shpresojnë se marrëdhënia strategjike mes SHBA-së dhe Turqisë do ta tejkaloj këtë hap pas”.

Senatorët janë anëtarët kryesor të komiteteve për shërbime e armatosura dhe punët e jashtme, Jim Inhofe, Jack Reed, Jim Risch dhe Bob Menendez.