Sekuestrohen 116 kg drogë, në pranga 3 persona nga superaksionit në kufirin Shqipëri-Greqi

Sipas të dhënave, bëhet me dije se lënda narkotike është gjetur në mjetin e parë, ndërsa mjeti i dytë shërbente si shoqërues për kontrollin e rrugës.

3 persona janë arrestuar pas një aksioni të ndërmarrë nga policia greke në pikën kufitare Shqipëri-Greqi ditën e sotme. Mësohet se personat, shtetas grek të moshës 34, 36 dhe 51-vjeç, u arrestuan pas ndalimit të dy automjeteve në Grevena. Gjatë kontrollit të zhvilluar policia greke ka gjetur 116 kg drogë e llojit marijuanë, të vendosura në 36 pako, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se lënda narkotike është gjetur në mjetin e parë, ndërsa mjeti i dytë shërbente si shoqërues për kontrollin e rrugës.

Gjatë kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram marijuane në total, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro. /CNA.al