Samiti i Ohrit, Zaev: Qytetarët e rajonit do lëvizin me kartë ID

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Ballkani po ndryshon, po bëhet vend më i mirë për jetesë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit të përbashkët në Ohër. Zaev mes tjerash theksoi se iniciativa e liderëve të Ballkanit Perëndimorë përforcon agjendën evropiane në Ballkan, duke mundësuar përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve për katër liritë e Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, pak minuta më parë, kryeministri maqedonas deklaroi:

“Të gjithë duhet te biem dakord se Ballkani po ndryshon. Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.”

“Kemi hapur iniciativë, plan për aksion i cli jep një Ballkan më të ndryshëm, mund të paramendoni që Serbia , Maqedonia dhe Shqipëri hapin nisëm që ftojnë 6 shtete tjera të bëjnë më shumë se sa jemi duke bërë përmes procesi të Berlinit dhe agjendës evropiane. Plani për aksion përfshin lëvizje të lirë me kartë identiteti mundëson shirita të shpejtë për kamionë në pikat kufitare pranimin e dokumenteve mes vendeve. Kemi plan si ti pranojmë mes vete edhe diplomat me qëllim rritjen e kuadrit. Shpresoj që edhe të tjerët ta përqafojnë këtë plan veprimi”- tha mes tjerash Zaev.