Sali Berisha njofton datën, ja kur zgjidhet kreu i ri i PD-së!

Teksa vëmendja kryesore do të jetë te zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, një proces jo pak i rëndësishëm do të zhvillohet në PD.

Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ti propozojë Kuvendit Kombëtar datën 21 ose 22 Maj për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“U ra dakord që t’i propozohet Kuvendit data për zgjedhjen e Kuvendit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë 21 ose data 22 e Majit. Gara është hapur dhe do përcaktohen rregullat nga Komisioni. Sapo të vendosë Kuvendi, unë pothuaje e kam shpallur kandidaturën”, tha Berisha në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.