Rusia shpall armëpushim për evakuimin e civilëve

Rusia ka shpallur një tjetër armëpushim për të lejuar civilët në qytetet ukrainase që janë nën sulm që të largohen, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse. Korridoret do të hapen përsëri në Kiev, Chernihev, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol në 10:00 me orën lokale (07:00 GMT). Kjo është hera e tretë që Moska shpall armëpushim, shumica…

Rusia ka shpallur një tjetër armëpushim për të lejuar civilët në qytetet ukrainase që janë nën sulm që të largohen, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse.

Korridoret do të hapen përsëri në Kiev, Chernihev, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol në 10:00 me orën lokale (07:00 GMT).

Kjo është hera e tretë që Moska shpall armëpushim, shumica prej të cilëve kanë dështuar.

Të hënën, zyrtarët ukrainas thanë se arritën të evakuonin 5000 njerëz nga Sumy, evakuimi i parë i suksesshëm masiv.

Një përpjekje të ngjashme për evakuim masiv, ukrainasit e bënë edhe në qytetin Chernihiv, por dështuan sepse Rusia vazhdoi të bombardonte rrugën e daljes, thotë Ukraina.