Banorët e njësisë Bushat në Bashkinë Vau i Dejës kanë dal sot në protestë ndërsa kanë akuzuar kreun e bashkisë për keq-menaxhim të taksave të tyre. “
“Ndiej detyrën morale ti bashkohem kësaj proteste. Të gjithë ne këtu dhe taksapaguesit shohim abuzimet dhe keqmenaxhimin e taksave tona. Kam një thirrje për administratën e bashkisë së Vaut të Dejës: Distancohuni nga abuzimi dhe keqmenaxhimi pasi përballja me drejtësinë do të jetë e shpejtë. Sot protestojmë se të gjitha këto rrugët që janë këtu nuk janë shtruar që prej 10 vitesh. Janë mbi 8 rrugë. Nuk janë shtruar rrugët dytësore“- kane thene banoret.
Në mbështetje të tyre ka qenë edhe kryetari i PD në Vaun e Dejës Benard Ndreca. Ky i fundit ka hedhur sërish akuza ndaj n/kryetarit të bashkisë, Shkreli, për punësimet në bashki.
Benard Ndreca, kryetar i PD Vau i Dejës: Jemi në mbështetje të banorëve të zonës. Ka abuzim me taksat e qytetarëve, është një shkelje. Çdo denoncim të qytetarëve do i dërgojmë para organeve kompetente.Kemi list pagesat dhe ajo që ka deklaruar PD është se janë 6 punonjës të lagjes dhe të afërm të punësuar. Shkreli ka thënë 1 por janë 6. Në shtator të 2019 kur u emërua Shkreli, ka emëruar edhe dy kushërinjtë e tij te konvikti i shkollës. Kjo ndodh vetëm në bashkinë e Vaut të Dejës.