Rruga e Rinasit rikthehet sërish me dy sense lëvizje

Vetëm 4 ditë pas vendimit që rruga e Rinasit do të ishte një segment me një sens, rruga do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Prej 4 ditësh banorët e Riansit kanë protestuar për këtë devijimi, duke ndaluar edhe fëmijet të shkojnë në shkollë.

“Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

📍Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

📍Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes”, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.