Rrjetet kompjuterike në rrezik, Trump shpall emergjencën kombëtare

Presidenti Donald Trump ka deklaruar emergjencën kombëtare për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga “kundërshtarët e huaj”.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar emergjencën kombëtare për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga “kundërshtarët e huaj”.

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili i pengon kompanitë amerikane që të përdorin rrjete telekomunikacioni të huaj pasi besohet se paraqesin rreziqe të sigurisë kombëtare.

Besohet se objektivi për këtë veprim është Huawei, megjithëse nuk janë përmendur emra, raporton Top Channel.

Gjiganti kinez i teknologjisë tha se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane.

Disa vende, të udhëhequr nga SHBA, kanë ngritur shqetësime në muajt e fundit se produktet Huawei mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.