Dollari amerikan ka regjistruar rritje të konsiderue4shme të kuotës teksa është blerë sot me 97.7 lekë dhe është shitur me 99 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka shënuar një rritje të kuotës mëngjesin e kësaj të mërkure teksa është blerë sot me 106.1 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë në raport me ditën e martë.
Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një lëvizje pozitive duke rikuperuar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 110.5 lekë dhe është shitur me 112.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik edhe ai vijon të fitojë pikë edhe këtë mëngjes pasi krahasuar me dje është forcuar ndjeshëm duke u blerë sot me 123.7 lekë dhe duke u shitur me 125.5 lekë.