Rritja e çmimeve, Meta thirrje qeverisë: Ulni çmimin e karburanteve dhe miratoni një paketë ekonomike për familjen në nevojë

Presidenti Ilir Meta duke iu referuar situatës së rritjes së çmimeve, ka thënë se Greqia ka miratuar një paketë të ndihmës ekonomike me 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.

Një nismë të tillë sipas tij, kanë ndjekur edhe Maqedonia e Veriut, Kosovës dhe Kroacisë. Meta shton se Shqipëria ka ndërmarrë zero paketë ekonomike në ndihmë të familjeve e fermerëve.

Ai kërkon që qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimit të karburanteve dhe të miratojë një paketë ekonomike për ndihmë të familjeve në nevojë.

Postimi i Metës:

Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.

Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.
Kroacia heq akcizën e naftës.
Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.

Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
Për uljen e çmimit të karburanteve;
Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.

KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!