Rritet në 1.055 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se është rritur në 1.055 numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra nga Izraeli në Gaza, raporton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria ku jepen informacione lidhur me jetët e humbura dhe të plagosurit në rajon, theksohet se 1.055 persona kanë humbur jetën dhe 5.184 të tjerë janë plagosur në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Gazës që nga 7 tetori.

Konflikti Izrael-Palestinë

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit në mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e një sulmi gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa, ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas nga këtu hynë në zonat e vendbanimeve brenda izraelit, ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Në sulmet e kryera nga Gaza drejt Izraelit njoftohet se deri më sot kanë humbur jetën rreth 1.200 persona