Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, policia arreston një prej të dyshuarëve

Për ngjarjen deri më sot janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.

Pak muaj pas pengmarrjes dhe vrasjes makabre re të Jan Prengës në zonën e Shijakut, si hakmarrje ndaj vëllait të tij për prishjen e pazareve të drogës në Britani, mësohet të jetë arrestuar një prej rrëmbyesve të dyshuarve.

Balkanweb transmeton se është arrestuar një prej të dyshuarve si rrëmbyes. Ka dyshime që personi në fjalë është shtetasi Martin (Gentian) Bleta. Ai është arrestuar jashtë shtetit.

Prandaj Interpol Tirana po bën verifikimet sipas procedurave nëse është ky personi i dyshuar që është ndaluar sot për verifikim.

Jan Prenga u mor peng më 17 janar 2020 në zonën e Kamzës. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh. Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin. Edhe pas kërkimeve në zonën e Shijakut, trupi i tij ende nuk është gjetur.

49-vjeçari ishte babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllëzër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij. Vëllai i Janit, Astrit Prenga i bllokoi një dërgesë kokaine një tjetër shqiptari, Dritan Rexhepaj i cili ndodhet në burg në Ekuador.

Ky i fundit pasi Astrit Prenga i bllokoi 300 kg kokainë urdhëroi në Shqipëri që të merrej peng vëllai i tij i madh në formë presioni për të liruar ngarkesën por gjatë pengmarrjes Jan Prenga ndërroi jetë.

Për ngjarjen deri më sot janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.

Dje mësohet se u shoqërua forcërisht nga policia edhe pajtuesi i gjaqeve, i cili ndërhyu për të shpëtuar Jan Prengën pas rrëmbimit në janar të këtij viti. Nikollë Shullanit i janë çuar 2 fletë thirrje për të dëshmuar në SPAK por nuk i është përgjigjur kurse herën e tretë Prokuroria kërkoi ndihmën e Policisë. Po ashtu edhe djali i Nikollë Shullanit, Gëzim Shullani është i përfshirë në këtë ngjarje, por në një intervistë kohë më parë për ‘News24’ ka thënë për të birin se nuk ka lidhje me trafikun e drogës në Angli por është përshirë për të shpëtuar Jan Prengën.